Vëllai i Kumbullës: Jemi të tensionuar në shtëpi, Tirana do të brohorasë për Romën

24 Maj 2022
14:34
Alfred Lleshi
back button

Giuliano Kumbulla, arbitri dhe vëllai i mbrojtësit verdhekuq, ka folur ekskluzivisht në mikrofonat e “Centro Suono Sport 101.5”, ku ka zbuluar raportin me Marash dhe si po pritet në familjen e tij finalja e Tiranës:

“Ka tension në shtëpinë tonë, por është stres që të bën mirë para finales. Atmosfera në Tiranë do të jetë e zjarrtë, mes dy tifozërive shumë të nxehtë. Atje, të gjithë do të brohorasin Romën si për Marashin, ashtu edhe sepse shumica e shqiptarëve janë të lidhur me Italinë.

Polemika mbi stadiumin e vogël? Nga këndvështrimi im është një arsye për prestigj të vendit. Për tifozët e Romës nuk do të mjaftonte as një stadium 70.000 vendesh. UEFA donte t’i jepte famë Shqipërisë dhe nuk e ndjej se mund ta kritikoj zgjedhjen.

Për këtë finale kemi folur që nga gushti i kaluar. Synimi ka qenë gjithmonë arritja atje. Marash përfaqëson kombëtaren shqiptare, ndaj bashkë me Romën do të përshëndeten me tapetin e kuq.

Marrëdhënia jonë kur flasim për futbollin? Lojtarët nuk shkojnë aq mirë me gjyqtarët (Xhuliano arbitron në futbollin italian, në nivele të dorës së dytë). Ne flasim shumë për futbollin, i kam vënë vetes një qëllim që t’ia hap pak mendjen si të komunikojë me kryesorin e ndeshjes.

Ai më pyet për rregullat e gjykimit, por më shumë jam unë që e ngacmoj. Marash jashtë fushës është shumë i qetë dhe i përqendruar. Nuk i pëlqen të dalë dhe preferon të qëndrojë në shtëpi me familjen e tij.

Si e pres gjykimin e ndeshjes? Do doja të isha unë, por në atë nivel është e vështirë të gjykosh. Iu uroj gjyqtarëve të kësaj finaleje fat të mirë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit