“Vendi i parë në grup ishte një detyrim, tani kemi ambicje të tjera për Europianin”

26 Qershor 2024
13:01
Telesport
back button

Pavarësisht vendit të parë në fazën e grupeve të Euro 2024, skuadra e Anglisë nuk po shkëlqen në turneun gjerman. Dy barazime radhazi dhe një fitore minimale ndaj Serbisë kanë bërë që dyshime të hidhen të forma e kombëtares angleze.

Ai që foli sot për situatën e krijuar është sulmuesi dhe kapiteni Harry Kane: “Vendi i parë në grup ishte ambicia para fillimit të turneut dhe ne e arritëm atë. Luajtëm më mirë në dy ndeshjet e para, ndërsa në takimin e tretë ishte më e vështirë”.

Duhet të rikuperohemi mirë, në mënyrë që të jemi më në formë në pjesën e fundit të turneut. Në këto tri ndeshje mund të kishim bërë më mire, por luajtëm ndaj skuadrave që mbroheshin fort”, tha më tej Harry Kane.

Duke folur për fazën e ardhshme, atë me eliminim direkt, sulmuesi i Bayern Munich u shpreh: “Të gjithë duhet të japin kontributin e tyre. Këto janë ndeshje të vështira, jo gjithmonë kemi arritur të ngremë nivelin. Megjithatë, kemi përvojë dhe ambicje. Tani fillon një fazë e re dhe ne do të mundohemi të jemi gati”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit