The Telegraph raporton një nga vendimet e para që ka marrë trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel. Sipas kësaj gazete, portieri Pickford po përballet me një presion të madh për vendin e titullarit.
30-vjeçari ka qenë zgjedhja e parë e “Tre Luanëve”, por ndoshta kjo nuk do të ndodhë më. Botërori i fundit dhe Kampionati Europian 2024 mjaftojnë.
Gardiani i Evertonit deri më tani ka 71 paraqitje me me kombëtaren, katër më pak se David Seaman dhe Joe Hart. Rekordin e ka Peter Shilton me 125 ndeshje.
Dean Henderson luajti si titullar në ndeshjen e fundit të Anglisë. Kjo, pas gabimeve të Pickford në ndeshjen me Greqinë. Tuchel dallohet si trajner që nuk toleron askënd dhe pritet që Picford të mos kthehet më titullar.