Vendos goli i hershëm i Isak, “topçinjtë” e Artetës mposhten nga Newcastle

2 Nëntor 2024
15:27
Alfred Lleshi
back button

Arsenali është mundur 1-0 në ndeshjen e javës së 10-të të Premier League. Skuadra e Mikel Arteta është ndëshkuar shpejt në fushën e Newcastle, që në minutën e 12-të nga Isak.

Në fakt kanë qenë minuta të tëra në dispozicion për ta ndryshuar rrjedhën e lojës, si nga vendësit, por veçanërisht “Topçinjtë”, të cilët ishin në disavantazh. Përpjekjet nuk kanë munguar, por rezultati nuk ka ndryshuar.

Arsenali ndërmori sulme të shumta drejt portës vendëse, sidomos pjesën e dytë, por pa e gjetur dot rrugën e rrjetës. Newcaste ka menduar para së gjithash për të mbrojtur atë gol të çmuar dhe të hershëm, teksa është angazhuar më shumë në kundërsulme.

Newcastle v Arsenal, 2024/25 Premier League, matchday 10, 02/11/24, lineups. BeSoccer

Kjo filozofi loje, me forca të shumta në prapavijë, i siguroi suksesin në fund të kësaj përballjeje mjaft të luftuar. Pas kësaj humbjeje, skuadra e Mikel Arteta pozicionohet e treta në renditjen aktuale, me 18 pikë, po aq sa ka edhe Aston Villa, një vend më poshtë, falë golaverazhit më të dobët.

Nga ana tjetër, Newcaste renditet në vendin e 8-të, me 15 pikë. Të dyja skuadrat mund të zbresin më poshtë në klasifikim, nëse rivalët më të afërt i fitojnë ndeshjet e tyre respektive të javës së 10-të të Premier League.

KLIKO për të parë golin e ndeshjes, shënuar nga Isak.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit