Vendosi rekordin në Premier, Liverpool sfidon PSG dhe Real për talentin

8 Korrik 2019
22:19
back button

Liverpool kërkon të mposhtë konkurencën e Paris Saint-Germain dhe Real Madrid për të riun Harvey Elliott, futbollistin e Fulham. Sipas raportimeve të “BBC Sport” futbollisti i ri pëlqehet shumë nga “Të Kuqtë” dhe në javët e ardhshme mund të ketë një ofensivë nga ana e trajnerit Jurgen Klopp.

Elliott nuk është një futbollist i zakonshëm në Angli, pasi ylli i Fulham ka vendosur rekordin e ri në Premier League si lojtari më i ri debutues në historinë e futbollit britanik. Ai ka debutuar në Premier League ndaj Wolves kur ishte vetëm 16 vjeç dhe 30 ditë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit