Vera “e ftohtë” e Etrit Berishës! Nga titullar i Shipërisë te klubi i Serie B që i jep duart

11 Qershor 2021
15:40
Telesport
back button

Portieri i Shqipërisë në dy ndeshjet miqësore të luajtura nga skuadra e Edy Rejës ishte Gentian Selmani që ka shkëlqyer në Turqi.

Por, normalisht që të gjithë e dimë se Strakosha dhe Berisha janë ende aty dhe titullarët.

Edhe pse situata e tyre nuk është aspak e mirë. Strakosha ka humbur vendin e titullarit te Lazio që prej ardhjes së Reina dhe sezonit të shkuar.

Në anën tjetër, e ardhmja e Etrit Berishës është një mister sepse sipas asaj që ka shkruar sot “Il Resto del Carlino”, portieri shqiptar, për të cilin për momentin nuk ka oferta konkrete, nuk është më pjesë e planeve të ekipit të Serie B, SPAL.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit