Verratti beson te suksesi dhe pa Mbappe, por Tuchel “mban frymën”

1 Gusht 2020
15:19
Denis Hakanaj
back button

PSG ka fituar edhe Kupën e Ligës mbrëmjen e djeshme pasi ka mundur Lyon-in në finale me penallti.

Marco Verratti, padyshim një nga më të mirët e skuadrës së tij, e ka komentuar suksesin në një intervistë të dhënë për DAZN, duke vënë në shënjestër ndeshjen e ardhshme të Champions League kundër Atalanta-s.

“Nuk kemi vuajtur shumë”, ka thënë Verratti pas ndeshjes.

“Tani do të festojmë dhe më pas do të mendojmë për një tjetër ndeshje të madhe, do të kërkojmë të paraqitemi në formën më të mirë në Lisbonë për Champions League”.

“Po përgattiemi mirë, nuk e di nëse do të rikuperojmë Mbappe, por kemi lojtarë të tjerë të mëdhenj në ekip që mund të bëjnë mirë”.

Megjithatë, mes këtyre lojtarëve ka shumë dyshime. Në fakt, në ndeshjen e luajtur kundër Lyon-it, Kurzawa, Thiago Silva dhe Icardi janë dëmtuar duke bërë Tuchel të mbajë frymën…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit