Verratti zbulon objektivin: Është fantastike, nuk e prisja kur erdha këtu

25 Shtator 2020
19:41
Denis Hakanaj
back button

Marco Verratti i është betuar për dashuri të përjetshme Paris Saint-Germain. Mesfushori italian ka filur për televizionin zyrtar të klubit në prag të transfertës kundër Reims:

“Fakti që jam bërë pjesë e 5 lojtarëve me më shumë ndeshje të luajtura me PSg-në do të thotë shumë, është shumë e bukur. Do të thotë se kemi kaluar shumë vite badhke dhe kemi fituar shumë tituj”, ka thënë Verratti.

“Më pas, unë jam vetëm 27  vjeç, jam akoma i ri, kështu që shpresoj të luaj akoma dhe të fitoj akoma. Nuk e prisja kur erdha këtu, është fantastike”.

“Dua të qëndroj akoma për një kohë të gjatë, do të ishte e mrekullueshme të bëhesha lojtari me më shumë ndeshje në historinë e klubit. E dua këtë klub, e adhuroj”.

“Më ka ndihmuar të rritem, më ka prezantuar me futbollin e vërtetë, më ka dhënë gjithçka. Më ka lejuar të luaj ndeshje të mëdha, të rritem bashkë me lojtarë të mëdhenj. Jam i lumtur”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit