Verstappen “anashkalon” aksidentin në Austri: Bëmë disa gabime, duam fitoren në Silverstone

4 Korrik 2024
11:13
Telesport
back button

Pas polemikave dhe tensioneve të përjetuara në garën e fundit të Formula 1, zhvilluar në Austri, me aksidentin e diskutueshëm ku ai ishte protagonist së bashku me Lando Norris, piloti holandez Max Verstappen është gati të kthejë faqen dhe të fokusohet në garën e radhës në Silverstone.

Duke prezantuar garën e së dielës, e treta në tre javëradhazi, tri herë kampioni i botës në Formula 1, hodhi poshtë përplasjen me Lando Norris. Piloti i Red Bull përsëriti dëshirën e tij për t’u rikthyer te suksesi pas një fundjave të karakterizuar nga “disa gabime”.

Austria nuk solli rezultatin që shpresonim dhe kishte shumë aspekte për të analizuar dhe përmirësuar, – shpjegoi Verstappen. – Kishte disa gabime që na kushtuan shumë, por ne duhet të shohim momentet pozitive që patëm gjatë fundjavës, duke përfshirë fitoren në garën sprint”.

Ne po analizojmë atë që bëmë mirë dhe çfarë shkoi keq dhe tani do të kemi garën e fundit të një tresheje garash shumë sfiduese, kështu që duam t’i rikthehemi fitores në Silverstone”, u shpreh Max Verstappen.

Do të jetë një garë e veçantë dhe do të kemi gjithashtu një pamje të jashtme të re, të personalizuar në makinë. Ne duam të kthehemi më të fortë dhe jemi gati për fundjavën, sepse është viti i 20-të i ekzistencës së ekipit dhe për ne përfaqëson një moment festimi”, tha holandezi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit