Verstappen drejt Ferrarit: Unë dhe Leclerc një dyshe fantastike

16 Shtator 2019
10:38
Telesport
back button

Max Verstappen i “shkel syrin” Ferrarit, ku synon të zërë vendin e Sebastian Vettel. Piloti belg, ka deklaruar sot se do të formonte një dyshe fantastike bashke me Chalres Leclerc, por pa përmendur se me çfarë makine.

Unë dhe Charles mund të rrimë mjaft mirë në të njëjtën skuadër. Të dy duam vetëm të fitojmë, por ka respekt mes nesh. Nuk e mohoj që do të ketë edhe rivalitet, por nuk do të ishte kurrë si mes Hamilton dhe Rosberg te Mercedes”, tha Verstappen.

Piloti holandez deklaron se ky bashkëpunim mes tij dhe Leclerc mund të ndodhë në një moment të dytë. “E rëndësishme është që të dy të pilotojmë një makinë të aftë të fitojë titullin, gjë që për momentin nuk është e mundur. Të shohim se si do të shkojnë gjërat këtë sezon dhe atë 2020, më pas vendosim”, tha Verstappen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit