Verstappen: E kam harruar atë që ndodhi në Meksikë, jam i pari dhe synoj ta mbroj kreun

31 Tetor 2024
12:35
Telesport
back button

Gara e Meksikës në Formula 1 nuk shkoi aspak ashtu si duhej për pilotin holandez të Red Bull, Max Verstappen. Këtë herë ai humbi terren karshi Lando Norris e Charles Leclerc në renditje, por arrin të mbrojë kreun e renditjes, me 47 pikë avantazh.

Gjithsesi, ajo garë dhe penaliteti prej 20 sëkonash që mori është lënë pas krahëve nga tri herë kampioni i botës në F1, që mendon për sfidën e radhës, në Brazil. “Meksika ishte një garë për t’u harruar, por ne e dimë se mund të bëjmë më mirë”, tha Verstappen.

Po punojmë shumë për të kuptuar se çfarë shkoi keq, në mënyrë që të përmirësojmë formën tonë për garat e fundit. Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të qenë më konkurrues dhe për t’u rikthyer më të fortë në një vend ku e dimë se mund të jemi”, tha më tej holandezi i Red Bull.

Duke folur për garën e radhës në Brazil, shtoi: “Kjo është gara e fundit e një serie të gjatë prej tre garash. Një fundjavë me një tjetër garë sprint, ndaj do të jetë shumë sfiduese”.

Gjithsesi, do të jetë një mundësi për të fituar pike dhe ruajtur kreun. Interlagos është një pistë shumë e bukur për të pilotuar, me shumë histori dhe është gjithashtu mjaft teknike, me të gjitha ndryshimet e lartësisë”, tha Verstappen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit