Verstappen fitore drithëruese në Imola, McLaren sërish më mirë se Ferrari e Mercedes

19 Maj 2024
16:30
Telesport
back button

Max Verstappen me Red Bull fitoi sot garën e Cmimit të Madh të Italisë në Formula 1, zhvilluar në pistën e Imola. Një garë e dominuar nga xhiro e parë deri tek e fundit nga piloti holandez, që në fundin e saj vuajti disi për shkak të gomave.

Në vendin e dytë u klasifikua britaniku Lando Norris me McLaren, ndërkohë që podiumi kompletohet edhe me monogaskun Charles Leclerc me Ferrari (i treti). Këta tri pilotë e nisën garën nga këto vende dhe i ruajtën ato deri në fund.

Pilotët e kreut zhvilluan një garë lineare, pa shumë parakalime, madje edhe me të njëjtën strategji. Fundi u bë interesant, me Verstappen e Norris që e mbyllën brenda 1 sekondi. Pas tyre u renditën Oscar Piastri me McLaren (i katërti) dhe Carlos Sainz me Ferrari (i pesti).

Në zonën e pikëve u renditën edhe dy makinat Mercedes me Lewis Hamilton dhe George Russell në vendet 6-7. Më pas u klasifikuan Sergio Perez me Red Bull, Lance Stroll me Aston Martin dhe Yuki Tsunoda me RB.

Ferrari nuk arriti të lërë shumë gjurmë në këtë garë, ku pritej më shumë për shkak të risive që kishte prurë. Duket se McLaren është një shkallë më lart, ndërkohë që Red Bull sërish fiton por nuk bind. Gara e radhës pas një jave në Montekarlo.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit