Verstappen indiferent: S’më intereson e ardhmja e Perez, jam më shumë i shqetësuar për makinën

1 Gusht 2024
10:08
Telesport
back button

Max Verstappen e nisi garën e fundit të Formula 1 zhvilluar në Belgjikë nga vendi i 11-të pas penalizimit me 10 vende dhe e mbylli atë në vendin e katërt, pozicion që e fitoi pas skualifikimit të George Russell.

Rezultati është pozitiv për kampionatin, por kemi ende shumë punë për të bërë”, u shpreh piloti holandez, tri herë kampion bote në Formula1 dhe kryesues i këtij botërori me makinën Red Bull.

Te Red Bull fitorja mungon prej disa garash, kjo edhe për shkak se piloti tjetër Sergio Perez ka zhgënjyer. Aq sa përflitet se mund të mos garojë me Red Bull pjesën e dytë të sezonit, port e makinat satelit RB.

I pyetur për të ardhmen e Perez, piloti holandez u shpreh indiferent: “Mendimi im vlen deri në një pikë të caktuar. Besoj se shqetësimi ynë më i madh duhet të jetë makina dhe jo partneri im në garazh”.

Shpresoj që pas pushimeve makina Red Bull të jetë më e shpejtë, pasi tani jemi pas McLaren e Mercedes. Duhet patjetër ndryshuar trendi, pasi kështu mund të rrezikojmë shumë në të ardhmen”, tha Verstappen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit