Verstappen: Jemi ende në ndjekje të Ferrari, janë më të shpejtë se ne në garë

16 Gusht 2022
10:59
Gentian Spiri

Edhe pse Red Bull e Max Verstappen kryesojnë renditjet e këtij botërori në Formula 1, ato për skuadra dhe pilotë, sërish pilloti holandez nuk ndjehet i sigurt për titullin kampion. Ai ka 80 pikë avantazh ndaj Charles Leclerc me Ferrari, ndaj kërkon një pjesë të dytë të kampionatit më të mirë.

Ju më njihni, nuk jam nga ata që gjatë pushimeve ulem në plazh për të marrë rreze dielli”, tha piloti holandez i Red Bull. Këtë sezon, ai ka fituar 8 ngaq 13 garat, por shpesh ka përfituar nga gabimet e makinës italiane apo pilotëve të saj, që në disa gara i kanë dhuruar fitoren.

Nuk më intereson diferenca që kemi në renditje. Ajo që më intereson është të jemi të përkryer në çdo fundjavë. Ju e keni parë që Ferrari ka qenë më i shpejtë se ne thuajse çdo të shtunë, ndaj janë përpara nesh. Jemi ne ata që ndjekim Ferrarin thuajse në çdo garë dhe më pas i mundim, ndaj duhet kujdes”, tha holandezi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit