Verstappen kampion bote, ja deklarata e holandezit pas fitimit të titullit

12 Dhjetor 2021
16:04
Telesport
back button

Është diçka e jashtëzakonshme, e mrekullueshme ajo që ndodhi sot. Nuk di se çfarë të them për këtë titull. Falënderoj skuadrën për punën e bërë, kemi punuar kaq shumë për të arritur deri këtu”, u shpreh Max Verstappen pas titullit të parë kampion në karrierën e tij arritur në xhiron e fundit të garës së fundit, të zhvilluar sot në Abu Dhabi.

Më në fund patëm pak fat”, tha Verstappen, referuar aksidentit të një makine Williams pak xhiro nga fundi, që solli hyrjen në pistë të makinës së sigurisë dhe anullimin e avantazhit që Lewis Hamilton kishte ndaj tij.

Skuadra ime e di se sa shumë i dua dhe dua që këtë gjë ta bëj me ta edhe 10-15 vitet e ardhshme. Falënderoj edhe shokun tim të skuadrës Perez për ndihmën që më dha në pistë”, tha Verstappen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit