Verstappen kundër të gjithëve: Unë them atë që dua në radio, shpresoj që skuadra të jetë zgjuar

26 Korrik 2024
12:49
Telesport
back button

Polemikat mes pilotit holandez Max Verstappen dhe skuadrës së tij Red Bull Recing nuk janë shuar ende pas garës së zhvilluar javën e kaluar në Hungari. Në prag të garës në pistën e SPA, që zhvillohet këtë fundjavë në Belgjikë, 3 herë kampioni i botës ka dhënë pikëpamjet e tij për atë që ndodhi në pistë.

Pas garës, ne e shpjeguam këndvështrimin tonë dhe pastaj shkuam në shtëpi. Pavarësisht nëse është e drejtë apo e gabuar, jeta vazhdon. Tani ka një garë të re dhe mundësi të reja për të fituar. Nga ana ime mendoj se ishte mjaft e qartë që e konsideroja strategjinë e gabuar”, thas Verstappen.

Unë jam shumë i vendosur të kërkoj përsosmëri. Tani çdo garë është shumë e vështirë. Vjet ne shkuam pranë përsosmërisë, por kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç duhet, mendoj se është normale të ndajmë zhgënjimin mes nesh dhe kjo është ajo që bëra. Ne mësuam nga kjo dhe vazhduam”, tha piloti holandez.

Risitë? Disa gjëra mund t’i kishim bërë ndryshe dhe disa të tjera ende duhet t’i eksplorojmë më mirë. Unë nuk them që risitë nuk kanë funksionuar, por mbase ne nuk ishim në gjendje të nxjerrim gjithçka që duhej të nxirret prej tyre”, tha më tej Max Verstappen.

Duke iu rikthyer përplasjes që pati në radio me skuadrën në garën e fundit, ai shtoi: “Ata që nuk më pëlqen mënyra ime e të folurit të mos më dëgjojnë. Disa mund të kundërshtojnë që unë duhet të sillem ndryshe në radio, por ky është mendimi i tyre. Me ekipin ne jemi shumë të hapur dhe shumë kritik ndaj njëri-tjetrit”.

Kjo ka funksionuar gjithmonë shumë mirë dhe nuk pres të ndryshojë. Të jesh kritik është shumë e rëndësishme. Në sportet e tjera, njerëzit thonë gjëra, por ata nuk kanë një mikrofon. Kjo nuk më intereson, unë them atë që dua. Shpresoj që Red Bull, pas garave të fundit, të jenë zgjuar të gjithë”, u shpreh 3 herë kampioni i botës në Formula 1.

Shpresoj se mund të përmirësojmë situatën në të cilën e gjejmë veten për momentin. Nëse McLaren duhet të vazhdojë të fitojë, sigurisht që do të ishte një kërcënim. Por ne duhet të përqëndrohemi te vetja. Ndodh të kesh një ditë të shtrembër, por të mësosh nga këto situata është gjëja më e rëndësishme”, tha Verstappen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit