Verstappen ngre zërin: Nuk mund t’i mbyllim gjithnjë garat kështu, në ndjekje të rivalëve

24 Shtator 2024
18:11
Telesport
back button

Max Verstappen u rendit në vendin e dytë në garën e fundit të Formula 1, atë të zhvilluar në Singapor. Një rezultat që i jep mundësi pilotit të Red Bull të qëndrojë në krye të renditjes me 52 pikë avantazh ndaj Lando Norris.

Kampioni i botës në fuqi e nisi garën nga vendi i dytë dhe e mbrojti atë pozicion deri në fund: “Kam qenë gjithmonë vetëm. Jam përpjekur të bëj më të mirën duke mbajtur ritmin deri në fund”.

Mendoj se në një fundjavë, ku e dinim se do të luftonim për podiumin, arritja në vendin e dytë është një rezultat i mirë. Është e qartë se nuk jemi të lumtur, por duhet të përpiqemi të përmirësohemi gjithnjë e më shumë dhe kjo është ajo që do të përpiqemi të bëjmë në vijim”, tha Verstappen.

Duhet të vazhdojmë të shtyjmë për ta kthyer situatën në favor. Nuk mund t’i mbyllim të gjitha garat kështu, në ndjekje apo të dytët. Të shohim si do të shkojnë gjërat. Tani mezi pres të pushoj dhe të rikuperojmë për pjesën e fundit të sezonit”, tha Max Verstappen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit