Max Verstappen fitoi garën e fundit të Formula 1 të zhvilluar në pistën e Imola, por për kampionin e botës nuk ishte një triumf i lehtë. Përkundrazi. Një garë ndryshe nga zakonisht për holandezin, që në fund rrezikoi të humbiste kreun.
“Kam qenë nën presion gjatë gjithë garës, kam shtyrë fort për të krijuar një avantazh. Me gomat e mesme ishim të fortë, por ishte e për t’i menaxhuar, veçanërisht në fundin e garës”, u shpreh tri herë kampioni i botës me Red Bull.
“Pashë Norris që po afrohej. Në xhirot e fundit shtyva në maksimum por gomat nuk funksionuan. Ne nuk mund të përballonim asnjë gabim, por jam i lumtur me atë fitore, pasi na jep shtysë për garën e ardhshme në Monaco”, tha Verstappen.
“Ne kemi ndryshuar shumë në makinë, ndoshta kjo është arsyeja pse kemi pasur vështirësi. Por bazuar në atë se si përfunduan gjërat jam i lumtur. Tani kuptojmë se diferencat me rivalët janë të vogla dhe s’më lejohen më gabime”, tha holandezi.