Verstappen si Alonso shpërthen kundër Honda: Mjaft më, mungon besueshmëria

16 Shtator 2020
13:07
Gentian Spiri

Dy garat e fundit të botërorit të Formula 1 të zhvilluara në Itali, në Monza dhe Mugello, kanë qenë një dështim për pilotin holandez të Red Bull, Max Verstappen. Në të dyja këto gara ai është tërhequr për shkak të problemeve me motorin, duke mos marrë asnjë pikë dhe tashmë ka një diferencë prej 80 poikësh me Lewis Hamilton në renditjen e përgjithshme për pilotë.

Situatë që ka acaruar së tepërmi Verstappen, që ka shpërthyer me akuza kundër motorit Honda që prdor makina Red Bull. “Nuk është normale që të kemi të tilla probleme me motorin për dy gara me radhë. Incidenti në garën e fundit, kur u tërhoqa, nuk ka lidhje me problemet që po hasim te makina. Mjaft më me të tilla probleme, pasi kështu po humbasim titullin”, tha Verstappen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit