Verstappen si Hamilton e Rosberg, krijon skuadrën e tij private të garave

15 Prill 2022
11:16
Gentian Spiri

Viti 2022 nuk ka nisur mbarë për Max Verstappen, kampionin e botës në Formula 1. Një fitore dhe dy tërheqje kanë mërzitur pilotin e Red Bull, që ka gjetur një motiv për të kaluar këtë situatë. Ai ka krijuar skuadrën e tij Verstappen.com Racing. Një ekip i krijuar për të garuar si në evente reale ashtu dhe ato virtuale.

Ky është një pasion për kampionin e botës, që ka pranë edhe babain e tij Jos Verstappen, që do ta mbështesë në garat reale. Jos do të marrë pjesë në kampionatin belg të garave rally. Ndërsa në kampionatin Adac GT Masters do të garojë Thierry Vermeulen, djali i menaxherit të Verstappen.

Në kampionatin eSports, skuadra e Verstappen do të përfaqësohjet nga Team Redline, fituese e garës virutale 24-orëshe të La Manshit në vitin 2022. Në këtë kampionat ka marrë pjesë edhe vetë piloti i Formula 1. Vetë Max është shprehur entuziast për këtë aventurë të re.

Garat kanë qenë gjithnjë pasioni im dhe jam i lumtur të ndaj këtë dashuri me skuadrën time verstappen.com Racing. Ekip që përbëhet nga pilotë dhe skuadra me të cilët unë jam i lidhur. Do të jetë argëtuese dhe një mësim për mua njëkohësisht”, tha Verstappen, që në këtë projekt mbështetet edhe nga Red Bull.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit