Pas triumfit pak orë më parë në garën sprint, piloti holandez Max Verstappen siguroi edhe “pole position” sot në mbrëmje në pistën e Majemi, ku ditën e diel do të zhvillohet gara e radhës së botërorit të Formula 1.
Kampioni i botës dha kohën 1’27”241, duke qenë më i shpejti në pistë në të trija sesionet e provave zyrtare. Verstappen do të ndajë vijën e parë të nisjes bashkë me Charles Leclerc, i dyti me makinën Ferrari.
Në vendin e tretë u rendit makina tjetër “kokëkuqe”, ajo e Carlos Sainz, që la pas makinën Red Bull të Sergio Perez, që do ta nisin garën nga vija e dytë. Më pas, në vendet 5-6, u klasifikuan dy makinat McLaren të Lando Norris e Oscar Piastri.
Në “top-10” makinat e para u renditën edhe George Russell e Lewis Hamilton me Mercedes, Nico Hulkenberg me Haas dhe Yuki Tsunoda me RB. Mbrëmjen e së dielës do të zhvillohet gara e Majemit, e gjasta e këtij sezoni.