Verstappen tjetër “pole position”, Sainz i dyti dy javë pas operacionit, zhgënjen Mercedes

23 Mars 2024
7:07
Telesport
back button

Max Verstappen me Red Bull siguroi mëngjesin e sotëm “pole position” në Melburn, i vlefshëm për garën e Cmimit të Madh të Australisë në Formula 1. Piloti holandez i Red Bull ndali kronometrin në kohën 1’15”915, duke qenë më i shpejti në pistë.

Ai do të ndajë vijën e parë të nisjes me spanjollin e Ferrari, Carlos Sainz. I rikthyer në pistë dy javë nga operacioni nga apandesiti (mungoi në garën e Arabisë Saudite), spanjolli i “kokëkuqes” bëri një paraqitje të mirë ditën e sotme.

Në vendin e tretë u rendit makina tjetër Red Bull, ajo e meksikanit Sergio Perez, ndërsa pas tij u klasifikuan Lando Norris me McLaren dhe Charles Leclerc me Ferrari. Monogasku nuk arriti të jetë më i shpejtë se shoku i tij i skuadrës.

Në “top-10” makinat më të shpejta u klasifikuan edhe George Russell, Yuki Tsunoda, Lance Stroll e Fernando Alonso. Zhgënjeu Lewis Hamilton me makinën Mercedes, që u rendit i 11-ti, duke mos hyrë dot në sesionin e tretë të provave zyrtare.

Për Verstappen një tjetër paraqitje pozitive, duke siguruar një tjetër “pole” këtë sezon, ku po dominon.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit