Max Verstappen me Red Bull fitoi garën e Çmimit të Madh të Italisë zhvilluar sot në pistën e Imola, suksesi i parë sezonal për pilotin holandez. Në vendin e dytë u klasifikua Lewis Hamilton me Mercedes, ndërkohë ëq në podium u ngjit edhe Lando Norris me McLaren, i treti.
Një garë spektakolare kjo e zhvilluar në pistën e Imola, që nisi në një pistë të lagur për shkak të shiut, çka bëri që makina e sigurisë të hyjë dy herë në pistë. Gara u ndal në xhiron e 34-t pas një aksidenti të frikshëm mes Bottas e Russell, duke e bërë edhe më interesante fundin e saj.
Max Verstappen 🏆 WINS 🏆 at Imola!
Lewis Hamilton comes home second with Lando Norris taking the final podium place 👏 #ImolaGP 🇮🇹 #F1 pic.twitter.com/k2bRCGyS7J
— Formula 1 (@F1) April 18, 2021
Triumfi i Verstappen ishte i merituar, që bëri një garë të mirë, duke mos e lëshuar kreun edhe kur gara rinisë pas xhiros së 34-t. jithsesi, piloti që pati më shumë fat nga kjo garë është Hamilton. Ai doli jashtë piste dhe e dëmtoi makinën në xhiron e 33-të, por ndërprerja e garës i dha atij mundësi të rikuperojë gjithçka.
Një garë e mirë edhe për Ferrarin, që u rendit në vendet 4-5 me dy pilotët e saj, Charles Leclerc e Carlos Sainz, duke tentuar deri në fund podiumin, por pa sukses. Një garë që zgjati dy orë dhe që dhuroi shumë emocione, padyshim një nga më të bukurat e viteve të fundit.
Lewis Hamilton kryeson renditjen e përgjithshme për pilotë pas kësaj gare me 44 pikë, një më shumë se Max Verstappen, ndërsa i treti ndodhet Lando Norris.
From parked in the barrier and down in P9…
To retaining the championship lead, and second place 💪
Never count out @LewisHamilton!#ImolaGP 🇮🇹 #F1 pic.twitter.com/VvEYGvL1FW
— Formula 1 (@F1) April 18, 2021