VERSUS në Telesport – “Nuk ka faj Sylvinho. Futbolli shqiptar ka rënë, edhe zogjtë e kanë braktisur stadiumin”

23 Shtator 2024
18:41
Telesport
back button

Derbi i kryeqytetit i fundjavës që lamë pas nuk kënaqi askënd. Tifozët dhuruan spektakël në tribuna, por performanca në fushë e lojtarëve të Tiranës dhe Partizanit la për të dëshiruar. Kjo ishte një nga temat që diskutuam sot në podkastin VERSUS në Telesport.

Ka disa vite që futbolli shqiptar ka pësuar një rënie të dukshme. Pas dënimit të Skënderbeut, kampionati ynë nuk prodhon aq shumë talente sa më parë dhe nuk ka tifozë në stadiume.

“Loja në derbi ishte skandaloze. Trajneri Sylvinho nuk ka faj që nuk merr lojtarë nga Kategoria Superiore. Ne e kemi kritikuar shpesh si media për këtë, por ai e pa ndeshjen dhe asnjë lojtar nuk tregoi se është në nivelin e duhur për kombëtaren”.

“Ndoshta po ndikon fakti se njerëzit kanë emigruar shumë vitet e fundit, por stadiumet janë bosh. Ky futboll nuk ofron cilësi. Produkti nuk bind. Dikur kishim zogj në stadiume. Tani edhe zogjtë i kanë braktisur shkallët e stadiumeve”, thanë dy gazetarët tanë në Versus, Antoni dhe Denisi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit