Vertonghen-Tottenham, merret vendimi final për të ardhmen

27 Korrik 2020
11:57
Alfred Lleshi
back button

Jan Vertonghen ka konfirmuar se ka luajtur ndeshjen e tij të fundit me Tottenham. Mbrojtësi belg konfirmoi përmes Twitter se do të largohet nga klubi anglez, megjithëse nuk dha detaje për ndonjë destinacion tjetër të mundshëm. 33-vjeçari ishte veteran i “Spurs”, duke bërë 315 paraqitje në të gjitha garat që nga koha e tij tek Ajax në vitin 2012. Kontrata e Vertonghen në veri të Londrës ka skaduar. Ai është në dispozicion të një eksperience tjetër si transferim falas.

Ai shkroi: “Kështu, koha ime në këtë klub po merr fund. Një ditë e trishtuar për shumë arsye. Do të më mungojnë miqtë që kam krijuar këtu, stafi, që e bën klubin kmpetitiv, të luajturit në stadiumin e ri mahnitës dhe natyrisht, tifozët. Faleminderit për gjithë mbështetjen ndër vite. Ju keni qenë të mahnitshëm. Kishim shumë kujtime të pabesueshme të përbashkëta, por tani për tani, ju them mirupafshim”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit