Wayne Rooney së fundmi doli me një teori interesante se pse skuadrat kryesore nuk po shkëlqejnë në Euro 2024.
Ish-lojtari i Manchester United beson se përfaqësueset më të mira në Kampionatin Europian “po përpiqen të shënojnë golin e përsosur”, gjë që po dëmton paraqitjet e tyre.
Rooney ishte veçanërisht kritik ndaj skuadrës së Belgjikës pas barazimit 0-0 të Djajve të Kuq kundër Ukrainës në ndeshjen e fundit të Grupit E në Këln.
“Ajo që ne po shohim këtu, jo vetëm me Belgjikën, por me shumë skuadra, me Anglinë dhe Holandën ndonjëherë; ne po shohim këtë sistem që të gjithë duket se po luajnë”, tha Rooney, për Four Four Two.
Ish-sulmuesi, i cili u emërua së fundmi si trajner i skuadrës së Ligës së Dytë, Plymouth, veçoi Jeremy Dokun, i cili muk po shkëlqen me kombëtaren.
Wayne Rooney blaming Pep Guardiola for football becoming “more positional”.
— Daniel Hussey (@DanielHussey2) June 26, 2024
“Edhe me lojtarë si Doku që luan në krahë, asnjë kros nuk shkon në zonë”, shtoi Rooney.
I pyetur për të shpjeguar se cilat skuadra mendon se kanë probleme me qasjen e tyre, Rooney tha:
“Unë mendoj se loja është shumë më e pozicionuar, duke u përpjekur për të shënuar golin e përsosur. Mendoj se është faji i Pep! Ai e ka sjellë atë. Ai e ka zotëruar atë, por të gjithë të tjerët duket se kanë vështirësi për të krijuar raste të pastra”.