Vetëm 139 minuta në fushë, a ka dështuar Palhinha te Bayern?

29 Shtator 2024
15:49
Telesport
back button

139 minuta. Kaq ka luajtur Joao Palhinha te Bayern deri në këtë pikë të sezonit. Edhe pse jemi në fund të shtatorit, mesfushori portugez ende nuk e ka fituar vendin e titullarit në Mynih.

I transferuar për 51 mln euro nga Fulham, Palhinha mendohej se do të ishte titullar i padiskutueshëm për bavarezët, por deri tani kjo nuk ka ndodhur.

I pyetur nga gazetarët nëse është i demotivuar nga kjo situatë portugezi është shprehur: “Jo, sepse unë i di cilësitë e mia. Jam i gatshëm kur trajneri ka nevojë për mua. Nuk jam i shqetësuar për këtë. Dua të luaj, por jam i lumtur me transferimin tim te Bayern dhe e imagjinoj veten shumë vite këtu”.

Trajneri Kompany ka të njëjtin mendim. “Palhinha është lojtar i shkëlqyer. Ishte blerje shumë e mirë në merkato. Sezoni është i gjatë. Ai do të jetë pjesë e rëndësishme në skuadrën tonë. Jepini kohë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit