Vetëm 30 sterlina, Premier League u shkon në ndihmë tifozëve

10 Qershor 2022
14:22
Denis Hakanaj
back button

Premier League u ka shkuar në ndihmë tifozëve. Siç ka raportuar faqja zyrtare e kampionatit angleze, klubet e mbledhura në asamble kanë vendosur njëzëri që të ruajnë kufirin maksimal të çmimit për biletat në sektorin e mysafirëve.

Kufiri aktual është 30 sterlina, rreth 35 € për biletat në transfertë. Dhe kështu do të jetë edhe për tre sezonet e ardhshme.

NDIHMA – Ndihma është e ndërsjellë. Kufiri i çmimit u fut në sezonin 2016/17 pas zbatimit me sukses të nismës “tifozët në transfertë”, në të cilën klubet në këmbim të një çmimi të ulët që merr parasysh edhe shpenzimet e udhëtimit për të ndjekur ekipin e preferuar, kanë ofruar edhe një numër masash për tifozët e tyre në transfertë.

Klubet kanë miratuar gjithashtu edhe prezantimin e një plani veprimi për të përmirësuar ofertën kolektive të Ligës për tifozët. Kjo përfshin zhvillimin e një numri masash dhe angazhimesh të reja të nivelit të Ligës për tifozët.

SUKSES – Suksesi, për më tepër, dëshmohet nga numrat. Sezoni i fundit emocionues në Premier League, i cili u vendos në 90 minutat e fundit, regjistroi frekuentimin maksimal të tifozëve në stadiume.

Sipas analizës së Ligës Angleze, ka rezultuar se prania totale e 380 ndeshjeve këtë sezon tërhoqi rreth 15.2 milionë shikues në tribuna me një përdorim mesatar të stadiumeve në 97.7% të kapacitetit.

Mesatarja e frekuentimit për sezonin në 380 ndeshje ishte një rekord me 39,989, nga 38,484 tre vjet më parë. Kjo është një rritje prej 4% krahasuar me sezonin 2018/19, sezoni para mbylljes së stadiumeve për shkak të pandemisë COVID-19.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit