“Vetëm gënjeshtra”, Cancelo kundër Guardiola-s: Janë mosmirënjohës

24 Mars 2024
11:58
Denis Hakanaj
back button

Gjatë një interviste të gjatë të dhënë për portugezen “A Bola”, Joao Cancelo ka folur për marrëdhënien e tij jo shumë të mirë me Pep Guardiola-n dhe Manchester City-n.

Mbrojtësi i është përgjigjur Guardiola-s, i cili ka thënë se Cancelo nuk ishte i kënaqur që luanin Leëis dhe Ake:

“Janë thënë gënjeshtra! Nuk kam qenë kurrë një shok i keq skuadre për ata, mund t’i pyesni. Nuk kam asnjë kompleks superioriteti ose inferioriteti kundrejt tyre, por ky është mendimi i trajnerit”, ka thënë Cancelo.

“Jam mërzitur nga këto deklarata sepse nuk është e vërtetë. Mendoj se Manchester City është treguar pak mosmirënjohës me mua. Kam qenë një lojtar i rëndësishëm në vitet që kam qenë aty. Kam dhënë gjithmonë gjithçka.

“Kujtoj një ditë kur isha sulmuar dhe grabitur, dhe një ditë më pas isha në fushë kundër Arsenal-it në Emirates. Janë gjëra që nuk harrohen, kam lënë gruan time dhe vajzën vetëm në shtëpi, të terrizuara.

Cancelo nuk e ka festuar publikisht Triplete-n e Citizens, duke refuzuar ftesën e Federatës Portugeze të Futbollit për “Gala Quinas de Ouro”, ceremoni gjatë së cilës duhej të vlerësohej bashkë me Ruben Dias dhe Bernardo Silva:

“Nuk do të jem një hipokrit. Nuk janë trofetë që më japin vlera sepse ato i kam në shtëpi: vajza ime, gruaja ime, babai im, vëllai im janë mirë dhe kjo është gjithçka që doja në nivel personal. Këto janë gjërat më të mëdha.

“Trofetë janë rezultat i një pune të madhe të përditshme gjatë gjithë sezonit. Gjatë edicionit të Champions League kam dhënë ndonjë asist në fazën me grupe, por ndjesia ishte se nuk kisha fituar! Për këtë arsye nuk e kam pranuar ftesën e federatës”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit