Vetëm xhaketa kushton 2740 euro; Barcelona “shokon” me uniformën e re (fotot)

2 Dhjetor 2019
14:21
Alfred Lleshi
back button

Lojtarët e Barcelonës inauguruan uniformën e re, jo pak të diskutueshme, gjatë transfertës në kryeqytetin spanjoll. Nuk po flasim për uniformën e lojës, por atë zyrtaren, që kishin veshur gjatë rrugës për në “Wanda Metropolitano”, ku fituan mbrëmë 1-0, e cila është dizenjuar nga “Thom Browne”. 

Që prej vitit 2018, firma amerikane e veshjeve “Thom Browne” kujdeset për lojtarët e Barcelonës jashtë fushe. Në faqen e saj të internetit, xhaketa (xhupi, në fakt), që bashkë me jelekun poshtë, të cilat i kishin veshur lojtarët katalanas në këtë udhëtim, vlerësohen 2740 euro (megjithëse ende nuk kanë dalë në shitje). Vetëm pantallonat kushtojnë 910 euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit