Veto dhe fjalë të ndaluara… Kontrata e çiftit kurioz Endrick dhe Gabriely Miranda, pas martesës

19 Shtator 2024
14:39
Alfred Lleshi
back button

Endrick, sulmuesi 18-vjeçar i Real Madridit dhe modelja Gabriely Miranda (21 vjeçe), të cilët kishin rënë dakord për kontratën si çift, u martuan në befasi.

“Më në fund, të martuar”, – ndanë Endrick dhe Gabriely në llogaritë e tyre përkatëse në Instagram, duke postuar foto nga celebrimi.

“Mateu 19:6. Pra, ata nuk janë më dy, por një mish i vetëm. Prandaj, atë që Perëndia e ka bashkuar, askush të mos e ndajë”, – vuri në dukje braziliani.

Nja dy muaj më parë, Endrick dhe Gabriely zbuluan në podcastin “Pod Delas” se kishin një kontratë funksionimi si çift.

Në atë kontratë ranë dakord t’i ndalojnë vetes çdo lloj varësie, nuk mund të kenë ndryshime drastike në sjelljen e tyre, as nuk mund të përdorin fjalë të caktuara në mesazhet e tyre. “Të dua” është e detyrueshme.

“Kush nuk respekton këtë, duhet t’i japë tjetrit çfarë të dojë në fund të muajit. Për shembull, unë i kërkova disa telefona ‘Apple’ dhe ajo m’i dha”, – ka rrëfyer Endrick.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit