Vettel këshilla Ferrarit para largimit: Ja problemi që kemi patur këtë sezon

25 Nëntor 2020
8:40
Telesport
back button

Sebastian Vettel do të largohet nga Ferrari në fund të këtij sezoni. Aventura e tij me “kokëkuqen” nuk u mbyll ashtu si duhej, pasi makina italiane kishte mjaft probleme këtë vit.

Si skuadër e humbëm objektivin tonë dhe nuk arritëm të kemi hapin e më të mirëve. Natyrisht që jemi të zhgënjyer”, tha Vettel, që sezonin tjetër do të garojë me Aston martin në Formula 1.

4 herë kampioni i botës shpjegon se çfarë nuk funksionoi këtë sezon: “Ne bëmë vetëm një hap të vogël përpara këtë vit, ndërsa rivalët tanë shumë më tepër. Vjet kishim një makinë më të mirë”.

Problemet më të mëdha i kemi nga rezistenca aerodinamike, që është më e madhe. Gjithashtu, këtë vit, makina ka më shumë ngarkesë aerodinamike. Këto janë dy pikat që na penalizuan e ku Ferrari duhet të punojë”, tha Vettel.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit