VIDAL TE INTERI: thumbimi i Boateng dhe ai tatuazh… bardhezi!

21 Shtator 2020
13:53
Telesport
back button

Arturo Vidal do të veshë fanelën e Interit këtë sezon, duke u bashkuar me Antonio Conte-n, trajnerin me të cilin ka fituar titullin te Juventusi përpara se të largohej nga bardhezinjtë.

Edhe pse i vjetër në moshë, megjithatë, ish-futbollisti i Barcelonas mbetet një luftëtar dhe që mund të bëjë diferencën…

Natyrisht, shumë mesazhe në drejtim të tij nga ish-shokë ekipi dhe mes tyre edhe një “thumbim” nga Kevin Prince Boateng, që ka veshur fanelën e Barcelonas për pak kohë dhe kishte Vidal shok ekipi! “Edhe pse do të veshësh ngjyrat e gabuara të Milanos, suksese vëlla”. Kjo sigurisht për faktin se do të luajë me Interin dhe jo Milanin.

Sakaq, në rrjetet sociale ka nisur të qarkullojë edhe foto e tatuazhit të King Arturo që e bëri pas titullit të dytë të fituar me Juventusin e Contes dikur dhe dy yje…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit