Vidal tek Interi, zbulohen detajet e plota të marrëveshjes. Të hënën në “altarin” zikaltër

19 Shtator 2020
10:04
Alfred Lleshi
back button

E hëna, më në fund do të jetë dita e Arturo Vidal tek Interi. Sipas “Corriere dello Sport”, kiliani do t’iu nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore dhe do të bëhet lojtar zikaltërve. Nuk ka më dyshime për këtë, në fund të muajve të gjatë të ndjekjes, deri në goditjen vendimtare.

Vidal, i cili ishte i gatshëm të fluturonte për në Itali disa ditë më parë, por kontrata nuk ishte përpiluar ende, do të nënshkruajë një marrëveshje 2-vjeçare me Interin, me mundësi për një të tretë. Zikaltrit, sipas “Tuttosport”, do të paguajnë kompensim më pak se një milion euro te klubi Blaugrana.

Udhëtimi i Vidal në Milano duhet të jetë të dielën, nëse jo që sonte. E hëna duhet të jetë dita e vizitave mjekësore dhe e firmosjes së kontratës. Te zikaltrit, ai do të fitojë 6 milionë euro neto në vit.

Antonio Conte është gati ta përqafojë përsëri “luftëtarin” e tij, vlerat e të cilit i njeh mirë që kur punuan bashkë te Juventusi (2011-2014). Përparësia e fundit, në një situatë të tillë, është lamtumira e Diego Godin, i cili ka gjetur një marrëveshje me klubin për ta zgjidhur kontratën. Ai do të nënshkruajë me Cagliari.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit