Video: Arsenal “baby” tallet me ish-ekipin e Gashit, Ozil i harruari i madh

16 Korrik 2019
9:49
Eraldo Harlicaj
back button

Arsenali e ka nisur si duhet turneun në Amerikë, pasi ka mposhtur me rezultatin 3-0 Colorado Rapids. Ish-ekipi i Shkëlzen Gashit nuk arriti të përballonte londinezët që fituan me shumë lehtësi. Djemtë e trajnerit Unay Emery e dominuan krejtësisht ndeshjen dhe nuk e vunë në diskutim asnjëherë rezultatin. 

Golat e takimit u shënuan nga afrimi më i fundit Dominic Thompson. 18-vjeçari debutoi me gol me fanellën e "Topçinjëve". Ai impresionoi të pranishmit dhe Arsenal-i duket se ka bërë një blerje të zgjuar për vetëm 6.5 milionë euro. Anglezët e morën nga brazilianit e Ituano FC. 

Golat e tjerë të takimit u shënuan nga Bukayo Saka dhe James Olayinka në pjesën e parë. Arsenal "baby" bindi në sfidën e parë, ndërsa vazhdon harresa për Mesut Ozil. Gjermani u fut në fushën e lojës vetëm për 12 minuta në fund të takimit. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit