VIDEO: Asist nga Joao Mario dhe goditje nga jashtë zone, Rashica shënon super gol në Turqi

22 Shtator 2024
19:50
Telesport
back button

Milot Rashica po rikthehet në variantin e tij më të mirë! Mesfushori ofensiv i Kosovës sot shënoi një gol fantastik në ndeshjen e skuadrës së tij, Besiktas, kundër Eyupspor.

Ndeshja e këtyre skuadrave është e vlefshme për javën e gjashtë të kampionatit turk, aty ku luan edhe një yll shqiptar si Ernest Muci.

Sfida u zhbllokua në minutën e 20-të, kur Milot Rashica mori një pasim të zgjuar nga Joao Mario për të gjuajtur nga jashtë zonës, duke vendosur avantazhin 1-0.

Goli erdhi pas dy rasteve shumë të mira të miqve. Rashica deri tani ka 1 gol dhe 4 asiste në Turqi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit