Video: Atletico dominon, por “ngec” ndaj Celta Vigo-s

21 Shtator 2019
20:31
back button

Atletico Madrid nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim pa gola kundër Celta Vigo-s në shtëpi.

Duket se barazimi i vuajtur i marrë kundër Juventus në Champions League është ndier edhe në kampionat për lojtarët e Simeone-s, të cilët kanë dominuar sfidën e zhvilluar në Ëanda Metropolitano, por nuk kanë arritur të marrin tri pikët.

Vendasit kanë shkuar disa herë afër golit me Joao Felix, Diego Costa dhe Renato Lodi, por nuk janë treguar të saktë në momentin e fundit. Ky rezultat i lë Colchoneros në vendin e dytë të renditjes më pikë të barabarta (10) me Sevilla-n, që ka një ndeshje më pak.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit