Video: Barcelona luan një pjesë loje, poker ndaj Dinamos së Kievit

24 Nëntor 2020
22:55
Eraldo Harlicaj
back button

Barcelona ka fituar me rezultatin 0-4 në transfertë kundër Dinamos së Kievit. Ekipi katalanas zhvilloi një ndeshje me dy fytyra, pasi në 45 minutat e para nuk dhuroi asgjë në fushën e lojës, ndërsa shkëlqeu në pjesën e dytë.

Takimi u hap nga goli i Dest në minutën e 52′. Amerikani gjeti rrjetën e parë me spanjollët pasnjë pasimmi të Marti Braithwaite. Goli i dytë i ndeshjes u shënua nga sulmuesi danez vetëm 5 minuta më vonë. Ai tregoi një nuhatje mjaft të mirë dhe e dërgoi në rrjetë.

Nata e mirë e sulmuesit u konkretizua dhe me një gol të dytë me penallti. Ai gaboi fillimisht, por gjyqtari akordoi 11-metërsh. Sulmuesi e pushoi në rrjetë për 0-3. Goli i fundit i ndeshjes u shënua nga Antonie Griezmann që i dha fund ndeshjes për 0-4.

Momentet pikante dhe golat e ndeshjes

Lajme të tjera

Lajmet e fundit