Barcelona mori fitoren e gjashtë në po kaq ndeshje të kampionatit spanjoll, duke fituar me rezultat të thellë 5-1 në fushën e Villarreal.
Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick luajti me disa lojtarë akademie, duke marrë parasysh mungesat e lojtarëve si Dani Olmo, Fermin Lopez, Gavi dhe Araujo.
Pjesa e parë pati shumë raste për gol për të dyja skuadrat. Robert Lewandowski shënoi golin e parë në minutën e 20-të, duke konfirmuar formën e tij më të mirë.
Polaku shënoi edhe golin e dytë (35’), kurse për vendasit shënoi Perez, duke mbyllur pjesën e parë 1-2.
Në pjesën e dytë Barcelona shënoi edhe tre gola të tjerë për të marrë fitoren e gjashtë radhazi në kampionat (Torre dhe Raphinha 2 gola). Lewandowski humbi një penallti.