VIDEO: Bayern Munich likuidon Freiburg, Muller shkruan historinë dhe kthehet legjendë!

1 Shtator 2024
19:40
Telesport
back button

Bayern Munich eshte mjaftuar me dy gola ndaj Freiburg ne fitoren me rezultat 2-0 në kuadër të javës së dytë të Bundesligas. Pas disa rasteve me Michael Olise, për të parë golin e parë u desh të pritet fundi i pjesës së parë. Pas një prekje me dorë në zonë të Christian Gunter, me rishikimin e VAR u vendos për penallti.

GOLI I KANE – VIDEO

Harry Kane ishte i saktë nga pika e bardhë për 1-0, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë. Edhe pjesa e dytë i takoi bavarezëve, por për të parë golin e sigurisë u desh të pritej minuta e 78-të. Serge Gnabry asistoi te Thomas Muller që gjeti rrjetën për 2-0. Nje gol qe vjen ne diten kur Muller luajti ndeshjen numer 710 me Bayern Munich ne histori, askush si ai!

Goli i Muller – VIDEO

Bayern Munich me këtë fitore ka tashme 6 pikë, ndërsa Freiburg mbetet me 3 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit