Bayern Munchen ka eliminuar me turp ekipin e Chelseas me rezultatin e përgjithshëm 7-1. Takimi i luajtur mbrëmjen e sotme u mbyll me rezultatin 4-1 në Allianz Arena, ndërsa sfida e luajtur në Londër u mbyll 0-3 në favor të kampionëve të Gjermanisë.
Bayern Munich 1-0 Chelsea | Robert Lewandowski | #BAYCHE pic.twitter.com/1EWqM4KJz9
— Premier League Goals (@LivePLgoals) August 8, 2020
Ekipi vendas nuk e vuri në asnjë moment në dyshim fitoren. Lewandowski hapi serinë e golave në minutën e 10′ me penallti. Ai nuk gaboi përballë Caballeros, ndërsa 14′ minuta më pas dhuroi asist për Perisic. Kroati e kishte të thjeshtë të çonte rezultatin në 2-0.
Chelsea reagoi me Abraham në fundin e pjesës së parë pas një gabimi të Neuer, për të mbyllur 45 minutat e para të lojës në 2-1. Pjesa e dytë foli sërish për Bayernin që gjeti golin me anë të Tolissos. Francezi mori sërish asist nga Lewandowski dhe për t’i vendosur vulën mendoi sërish sulmuesi polak që gjeti rrjetën e 4-1. Bayerni do të presë në çerekfinale skuadrën e Barcelonës, një “finale” e parakohshme.
Corentin Tolisso Highlights vs Chelsea 2019-20 🔥 Next Lampard?
Subbed on 71’, scored 76’ pic.twitter.com/eYqyeAcABw— King 👑 (@king_thfc) August 8, 2020