Video: “Bisha” Marku nuk ndalet, fiton nën sytë e Granit Xhakës

14 Dhjetor 2019
9:50
Eraldo Harlicaj
back button

Boksieri shqiptar Florian Marku duket se ka marrë vendimin e duhur për t’iu futur boksit profesionist. Ai fitoi mbrëmjen e djeshme sfidën e radhës kundër boksierit Nathan Bendon në peshën 67 kilogramë. 

Një fitore e vështirë për boksierin kuqezi që tashmë ka një rekord impresionues me 6 fitore dhe 4 KO. “Shqiponja” ishte përballë një boksier me jo shumë eksperiencë, por shumë luftarak. 

Dueli ishte i fortë dhe me shumë goditje nga të dy palët, por në fund Marku fitoi me vendim unanim 60-55. Shqiptarët nuk munguan në duelin e zhvlluar në Manchester. Një ndër personazhet që nuk mungon kurrë në mbështetje të boksierit tonë është Granit Xhaka. Ky i fundit i dha mbështetjen e tij Markut në fitoren e mbrëmjes së djeshme.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit