(VIDEO) Broja i pandalshëm, Suedia e vuan! Strakosha dy pritje të bukura, e nderon edhe shtylla

25 Mars 2024
19:59
Telesport
back button

Pjesa e pare ne miqesoren qe po luhet ne Suedi mes vendasve dhe Shqiperise se Sylvinhos eshte mbyllur ne barazim 0-0 por ka qene nje paraqitje totalisht ndryshe nga kuqezinjtë ne krahasim me ate qe u pa nda Kilit. Armando Broja, i hedhur si titullar pas shume kohesh dhe i rikthyer tashme pjese e Shqiperise, ka qene padiskutim njeriu me i rrezikshem dhe ai qe ka mbajtur peshen perpara duke vene ne veshtiesi mbrojtjen skandinave.

Tekniku Sylvinho ka theksuar se kjo është një ndeshje për të bërë teste dhe kështu ka ndodhur me takimin e sotëm, ku ka lëvizje në rreshtimin e kuqezinjve në krahasim me formacionin tip, apo edhe me ata që u provuan pak ditë më parë në stadiumin e Parmës.

Broja në vend të Manajt, Balliu në vend të Hysajt dhe Laçi në vend të Seferit janë tre lëvizjet e radhës që ka bërë trajneri në krahasim me ndeshjen e pak ditëve më parë, duke prekur çdo repart të lojës së të tijve.

Suedia ka pasur shanset e saj ne fillim teksa Strakosha eshte pergjigjur bukur ndaj sulmuesit te Newcastle, Isak, qe gjithashtu ka provuar dhe dy here te tjera, teksa rasti me i rrezikshem per vendasit ishte shtylla e prekur nga Forsberg.

Per kuqezinjte, Broja jep spektakël dhe me një shpërthim në krahun e djathtë të sulmit hyn në zonë dhe rrëzohet pas një kontakti të mbrojtësit, por gjyqtari nuk jep penallti duke terbuar trajnerin Sylvinho.

EPISODI – VIDEO

Broja do te realizoje me vone gol por ne pozicion te parregullt. Sylvinho qe ankohet dhe proteston edhe per nje prekje me dore te mbrojtesit suedez per te ndaluar kundersulmin, teksa rasti tjeter perfekt eshte ne kembet e Qazim Laçit qe ben gjithcka vete dhe godet me topin qe kalon ngjitur me shtyllen.

GOLI I ANULUAR – VIDEO

Strakosha do te jete gjithashtu fantastik me dy pritje te tjera te bukura.

PRITJA E STRAKOSHES – VIDEO

SUEDIA: Olsen, Kraft, Starfelt, Lindelof, Augustinson, S. Olson, Sam. Gustafson, Kulusevski, Forsberg, Isak, Nilson. Trajner: Jon Dahl Tomason

SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Gjimshiti, Mihaj, Mitaj, Ramadani, Asllani, Bajrami, Laçi, Asani, Broja. Trajner: Silvinjo

Lajme të tjera

Lajmet e fundit