Ka filluar sot në orën 16:00 sezoni i ri i futbollit në Angli.
Në Wembley të Londrës zhvillohet ndeshja e Superkupës së Anglisë mes Manchester City-t dhe Manchester United.
Pas një pjese të parë të mbyllur në barazim pa gola, skuadra e Ten Hag ka kaluar në avantazh me një gol të mrekullueshëm të Bruno Fernandes në minutën e 54-t.
MAN CITY-MAN UNITED – GOLI I ANULUAR I FERNANDES – VIDEO
Megjithatë, festa e Djajve të Kuq nuk ka zgjatur shumë pasi goli është anuluar për pozicion jashtë loje.
United ka shkuar pranë golit edhe në minutën e 75-të, kur Rashfrd ka shpërdoruar një mundësi të artë duke goditur shtyllën nga një pozicion shumë i favorshëm.
MAN CITY-MAN UNITED – RASTI I HUMBUR NGA RASHFORD – VIDEO
Djajtë e Kuq kanë arritur të gjejnë golin në minutën e 82-të me Garnacho-n, i cili ka dërguar topin në rrjetë pas një aksioni të bukur individual.
MAN CITY-MAN UNITED – GOLI I GARNACHO – VIDEO
Pas shtatë minutash ka ardhur kundërpërgjigjja e City-t, me ekipin e Guardiola-s që ka arritur të barazojë ndeshjen me një gol me kokë të Bernardo Silva-s.