Liverpool deri tani po e dominon totalisht Manchester United në “Old Trafford”. Pas një goli të anuluar të mbrojtësit Arnold, skuadra e kuqe shpërtheu me dy gola të sulmuesit Luis Diaz.
Kolumbiani në të dyja rastet u asistua nga Salah (35′ dhe 42′). Djemtë e trajnerit Arne Slot po luajnë me ritëm tepër të lartë, duke bllokuar kundërsulmet e skuadrës pritëse dhe duke menaxhuar lojën në mënyrë të shkëlqyer.