Video / Dorëzohet Ramsey, në lot para tifozëve

5 Maj 2019
20:49
back button

Aaron Ramsey i mallëngjyer. Ditën e dielë, “Emirates Stadium” ka përshëndetur dhe i ka dhënë lamtumirën mesfushorit uellsian, që pas 11 vitesh, do të largohet nga Arsenal për tu bashkuar me Juventus në Seria A.

Një ceremoni speciale ajo e rezervuar për uellsianin që nga ana tjetër nuk ka menaxhuar dot lotët, duke iu dorëzuar emocioneve para shokëve të ekipit, drejtuesve dhe të gjithë tifozëve që e duartrokisnin.

Gjatë 11 sezoneve te Arsenal, Ramsey regjistroi plot 369 aktivizime, 64 gola dhe 62 asiste. Statistika të konsiderueshme këto të mesfushorit uellsian me fanellën e “Topçinjve”, që për shkak të një dëmtimi nuk mundi dot të aktivizohet në ndeshjet e fundit të sezonit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit