VIDEO: Dramë në City-Arsenal, një qendërmbrojtës barazon në sekondat e fundit!

22 Shtator 2024
19:43
Telesport
back button

Fituesi i mundshëm i Premier League pritej të “zbulohej” sot në kryendeshjen e Premier League, City-Arsenal, por nuk ishte e shkruar të ndodhte sot tregimi i forcës se kush është numri 1 në ishull.

Ndeshja e zhvilluar në Etihad Stadium u mbyll në barazim 2-2. Gara dhe ethet e kampionatit anglez vijojnë me të njëjtin ritëm, me emocionin që do të shohim në javët e ardhshme se cila do të rezistojë më shumë në këtë ligë.

Haaland shënoi pas 9 minutash lojë dhe u duk se ndeshja e City do ishte e lehtë, por jo. Calafiori barazoi shumë shpejt dhe ndeshja kaloi në barazpeshë.

Për Arsenalin më pas shijoi Gabriel, i cili i dha avantazhin e artë skuadrës londineze. Dëmtimi i Rodrit dhe kartoni i kuq i Trossard ndikuan në ecurinë e lojës.

Pak sekonda nga fundi, Stones zgjidhi ngërcin e krijuar në zonën e Arsenalit me një gol duke përfituar nga gabimet në pozicionim të lojtarëve miq.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit