Legjenda e portës, “Tata”, Blendi Nallbani, i ftuar në Podcastin “Versus” në Telesport ka folur për shumë tema, mes tyre është ngacmuar edhe të kombëtarja teksa ka qenë në Dortmund.
Ai zbuloi një prapaskenë në atë stadium mbi kombëtaren por gjithashtu ngriti dyshime mbi zgjedhjet e trajnerit Sylvinho mbi formacionin ose listën, teksa u shfaq i habitur pse Uzuni apo Cikalleshi mbetën jashtë Europianit 2024.