Video: E nxorën nga klubi i natës, zbulohet arsyeja se pse u dëbua Haaland!

13 Korrik 2020
22:00
Eraldo Harlicaj
back button

Erling Haaland u nxor jashtë nga një klub nate në Norvegji. Ai ishte i shoqëruar me shokët e tij, ndërsa në rrjet qarkulluan pamjet ku shihej ylli i Dortmundit të nxirrej nga ambientet e klubit. Sulmuesi kundërshtoi hapur, ndërsa arsyeja kishte mbetur mister.

Përgjegjësi i sigurimit të klubit, Christopher Naesheim, ka zbuluar arsyen e vërtetë se pse ndodhi diçka e tillë.  ‘’Erling nuk ishte i pirë. Ai bashkëpunoi me ne dhe e kuptoi më së miri situatën pasi biseduam jashtë ambienteve tona. Ne e dinim se sapo ai të futej brenda, njerëzit do t’a rrethonin dhe do t’i kërkonin foto atij.

“E gjithë kjo ndodhi për shkak të rregullave të reja që kemi nga Covid-19.  Në fund presioni po rritej dhe ne vendosëm që të mos ta lejonim Haalandin,’’ sqaroi ai për Bild.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit