Derbi skocez Celtic-Rangers sot u mbyll me rezultatin 3-3 (koha e rregullt). Një ndeshje e madhe, ku la shenjë lojtari i kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami.
Dy skuadrat madhështore të Skocisë luajtën në kuadër të finales së Kupës së Ligës. Mesfushori Bajrami shënoi një nga golat e takimit për Rangers (minuta 41).
Lojtari kuqezi u gjend mirë brenda zonës, duke shfrytëzuar me efikasitet një top të kthyer. Padiskutim që festa e golit do të bëhej me shqiponjën, gjest i përhershëm nga Bajrami.
— bullsballking (@bullsballking) December 15, 2024